Kerkonte krom vdes ne galeri punetori
KUKES - Alfred Muslia eshte viktima e radhes ne galerite private dhe pa asnje kusht teknik ne minieren e kromit Kalimash. Nevoja per te perfituar buken e gojes e kishte sjelle Musline serish ne vendlindje pasi 35-vjecari baba i dy femijeve kishte levizur nga Dukagjini i Kukesit ne Tirane per nje jete me te mire. Policia tha se ngjarja tragjike ndodhi ne nje nga galerite e Kecles kur nje masiv guresh e ka zene poshte 35-vjecarin dhe i ka shkaktuar plage te renda vdekjeprurese saqe dergimi ne spital ka qene i kote. Burime spitalore te Kukesit thane se viktima kishte plage te medha dhe nuk ka mundur te rezistoje. Prokuroria ka nisur hetimet per ngjarjen dhe nga informacioni paraprak mendohet se shembja ka ndodhur per mungese te kushteve te sigurise brenda ne galeri. Ky eshte aksidenti i dyte me pasoje vdekjen per kete vit ne galerite e braktisura te kromit. Ne gusht nje tjeter i ri gjeti vdekjen disa kilometra me tutje ne galerite e Surroit. j.h