Durres mbytet anija e peshkimit
DURRES - Nje tjeter anije peshkarexhe eshte mbytur ne Durres. Ali Pasha rreth 25 30 toneshe eshte mbytur ne afersi te Currilave ne Durres paraditen e djeshme. Sipas te dhenave te policise anija ka dale per peshkim ne nje largesi rreth 3 milje larg bregut. Anetaret e ekuipazhit te saj kane hedhur rrjeten e thelle e cila eshte bere shkak per mbytjen. Ajo rezulton se ka demtuar helikat cka ka bere qe anija te mbetet ne meshire te dallgeve. Per pasoje ishte shkaktuar futja e ujit ne kicin e anijes. Policia ne bashkepunim me Dispecerine e Peshkimit vune ne pune dy motopeshkatore te tjera te fuqishme por nga manovrat e kryera nuk u be dot e mundur terheqja e anijes drejt bregut. Jane dashur me shume se 3 ore qe operacioni te perfundonte me shpetimin e anetareve te ekuipazhit ndersa peshkarexha eshte fundosur ne rreth 35 meter thellesi. Ky eshte mjeti i katert qe mbytet ne portin e Durresit brenda 2 muajve. l.m