Mekanizmi per reformat ne mungese te konsensusit te opozites
Në mungesë të konsensusit të opozitës për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 në Kuvend, mazhoranca do të kërkojë mekanizma të ngjashëm për kryerjen e reformave të cilat miratohen vetëm me 71 vota në Parlament. Kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar, deputeti, Fatos Beja thotë për `AS` se në të njëjtën mënyrë si u veprua me lënien e imunitetit nëpërmjet një ligji të veccantë duke ndjekur modelin gjerman do të veprohet edhe me ligjet e tjera të cilat nevojiten për reformën në sistemin gjyqësor.
“Në qoftëse do të jetë e pamundur që të ndryshosh kushtetutën për një çështje të caktuar që lidhet me një votim me 3/5 atëherë do të kërkohen mekanizma të ngjashëm që nuk kanë nevojë nga kushtetuta me miratim me 3/5, por që miratohen nga shumica e deputetëve të parlamentit”- tha Beja.
Deputeti Beja thekson se kur flitet për përshtatjen e rregullores së Parlamentit shqiptarë me atë europian nuk bëhet fjalë për kopjimin e saj gërmë për gërmë.
“Nuk bëhet fjalë të marrim atë rregullore dhe ta bëjmë rregullore të parlamentit të Shqipërisë se kurrkush nuk është shprehur në këtë sens. Bëhet fjalë që ndryshimet që çdokush, qoftë dhe një deputet I vetëm që ka të drejtë mbi bazën e kushtetutës të bëjë një propozim për ndryshim të një ligji, siç është dhe rregullorja, që është miratuar si ligj, ndryshimi që do propozohet në çdo drejtim në këtë rregullore që ekziston do të marri si model standartet më të përparuara”- tha Beja.
Nisma e fundit e mazhorancës erdhi pas deklaratës së kryeministrit Berisha një javë më parë ku theksoi se opozita është e vendosur për të mos votuar ligjet me shumicë të cilësuar, por sipas tij ekzistojnë mekanizma kushtetues për kryerjen e reformave.
Erjon Ajazi