Tragjedi ne Moto GP vdes Simoncelli

Moto GP është në zi, pasi Marco Simoncelli ka humbur jetën në moshën 24 vjecare si pasojë e një aksidenti horror në garën për Çmimin e Madh të Malajzisë. Piloti Italian i Hondas u përplas në xhiron e dytë në cirkutin Sepang, ndërsa rrëzimi ka rezultuar fatal. Simoncelli ka humbur kaskën si pasojë e goditjes, ndërsa më pas është shtypur nga Colin Edwards dhe Valentino Rossi, të cilët nuk kanë patur mundësi të reagojnë.
24-vjecari ka qëndruar palëvizur në pistë, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë stafi mjeksor që i ka dhënë ndihmën e parë. I menjëhershëm ka qenë edhe transportimi i tij në spital, por gjendja e pilotit ishte e dëshpëruar. Mjekët janë munduar të mbajnë në jetë 24-vjecarin, por përpjekjet kanë qenë të kota, ndërsa më pas ka ardhur zyrtarizimi i lajmit të hidhur për vdekjen e tij.
Për pasojë gara për Çmimin e Madh të Malajzisë u pezullua, ndërsa MotoGP ka humbur një nga pilotët më të talentuar. Simoncelli kaloi në klasin më të lartë të motorsportit në sezonin e kaluar, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Moto2. I karakterizuar nga agresiviteti i theksuar në pistë, ai mori drejtimin e një Honda Gresini, por kjo ka rezultuar fatale për Marco Sinmoncellit, jeta dhe karriera e të cilit është ndërprerë në mënyrë tragjike në moshën 24- vjecare.
Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e diel , 23 tetor 2011 )