Vrasja e pronarit te argjendarise krijohet identikiti i autorit
Pas vrasjes se pronarit te argjendarise dy dite me pare ne rrugen “Ferit Xhajko” policia e kryeqytetit ka mundur te krijoje nje identikit te autorit. Burime prane prokurorise bejne me dije se pas marrjes ne pyetje te me shume se 15 deshmitareve dy te rinj kane pare te gjithe skenen. Sipas deshmive te dhena prej tyre autori i vrasjes se pronarit te argjendarise Rrapo Sinanaj mendohet se eshte nja mashkull me nje gjatesi 1.75 cm me tipare brune ndersa per te mbuluar fytyren ka perdorur nje shami.
Sipas deshmive te dhena nga dy te rinjte fillimisht autori i vrasjes eshte futur brenda ambjenteve te argjendarise dhe nen kercenimin e armes ka tentuar grabitjen.Por ne kete moment ata jane konfliktuar. Gjatë përleshjes, 62- vjeçari ka shtypur sinjalin e alarmit të dyqanit dhe në drejtim të tij janë nisur policia e një agjencie private të sigurisë te cilet kane mberritur te paret ne zone.
Ne perleshje e siper pronari i argjendarisë ka mundur t’i heqë maskën dhe te zbulojë identitetin e autorit. Ky mendohet se ka qene momenti ne te cilin autori ka nxjerre amën, tip pistoletë dhe e ka qëlluar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 62- vjeçarit. Nga deshmite e dhena ne polici, por edhe prokurori autori ka dale nga argjendaria dhe ka ikur fillimisht ne kembe, por dyshohet se ai eshte ndihmuar dhe nga nje person tjeter.
Pas ekspertizes se kryer nga grupi hetimor eshte konstatuar se agresori nuk ka vjedhur asgje nga argjendaria. Kjo e ka bere me te veshtire punen e policise te cilet tashme jane perqendruar ne dy pista, ajo e grabitjes me arme dhe konflikti i mundshem me viktimen.
Nga deshmite e familjareve ka rezultuar se i ndjeri nuk ka pasur konflikte me persona te trete ndersa kamera e sigurise qe mendohej se do te ishte dhe prova kyc ne zbardhjen e ngjarjes ka qene e fikur.
Rrapo Sinanaj,62- vjec me origjine nga Vlora, ka qene pre e grabitësve edhe ne një rast tjetër disa vite me pare kur punonte si taksist.
Jul Kasapi