Mekë,festohet Kurban Bajrami

Më shumë se 2 million pelegrinë nga e gjithë bota janë mbledhur përreth malit në lindje të mekës për të kryer ritualin e përvitshëm të haxhit më rastin e festës së kurban bajramit. Nëpërmjet këtij pelegrinazhi besimtarët I kërkojënë falje Allahut, ndërsa kryejnë edhe lutjet per veten e të afërmit. Në perëndim të diellit, pelegrinët mbushën fushën e arafatit, e cila gjendet rreth 15 km në lindjë të Mekës. Lutja gjatë kohës qe perendon dielli, është shumë e rëndësishme për besimtarët. Burrat dhe gratë vishen me të bardha ose ngjyra të hapura pasi temperaturat që vijnë nga shkretëtira janë shumë të larta dhe pelegrinëve u duhet të përshkojnë një rrugë të gjatë duke ecur në këmbë. Pelegrinazhi I haxhit ripershkon gjurmët e Profetit Mohamed,që datojnë rreth 14 shekuj më parë pasi ai largoi idhujt paganë nga meka,dhe pasi ai I bëri thirrje njerëzve të përqafonin një besim te ri. Tani më shumë se një milliard besimtarë myslimanë llogariten të jenë në mbare botën. Në malin Arafat, Muslimanët luten për falje, dhe për mirëqënie për veten dhe të gjithë besimtarët myslimanë. Më pas rituali I këtij pelegrinazhi, përfshin edhe mbledhjen e gurëve gajtë natës në Muzdalifa në mënyrë që t'I hedhin për të goditur djallin, një xhest ky simbolizues. Nga Arabia saudite deri më tani nuk është raportuar asnjë incident sic ka ndodhru më parë. Autoritetet arabe kanë marrë masa për të parandaluar ndonje skenë të rrëmujshme apo ndonjë problem që mund të krijohet nga rëniet e zjarrit etj. në janar të 2006-ës, 362 njerëz hhumbën jetën si pasojë e shtypjes nga turmat, ngjarje që shnëoi edhe tragjedinë më të madhe qe nga viti 1990.