E Diel, 1 Nëntor 2026

Mekiluam takon Topin Kaperceni krizen Punoni per standardet

TIRANE- Ambasadorja britanike ne vendin tone Fiona Mekiluam i percjell presidentit te Republikes Bamir Topi mesazhin e Mbreterise se Bashkuar per te kapercyer krizen politike dhe fillimin e nje dialogu dhe konsensusi politik si mjetet me te mira per te permbushur standardet integruese ne rrugetimin e Shqiperise per tu bere pjese e familjes se madhe evropiane.

Mesazhi i eshte percjelle sot presidentit te republikes Bamir Topi nga Ambasadorja e Jashtezakonshme dhe Fuqiplote te Mbreterise se Bashkuar ne nje takim pune te zhvilluar sot paradite ne presidence.

Ne qender te bisedes kane qene zhvillimet me te fundit politike ne vend fuqizimi i metejshem i institucioneve te pavarura kushtetuese forcimin i gjyqesorit dhe shtetit te se drejtes si dhe permbushja e aspiratave integruese evropiane te popullit shqiptar.

Ambasadorja Mekiluam ka shtuar se Mbreteria e Bashkuar do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine ne te gjitha perpjekjet dhe sfidat e saj integruese.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›