Sekuestrimi i pasurive kriminale Italia i jep Shqiperise eksperience
TIRANE - Hetimi i perbashket i veprimtarive kriminale te rrjeteve italo-shqiptare ka sjelle ne Tirane drejtorin e Pergjithshem te Policise italiane Antonio Manganelli. Kreu i Policise se shtetit fqinj eshte takuar dje me homologun shqiptar Hysni Burgaj. Antonio Manganelli ka deklaruar se eshte i domosdoshem shkembimi i informacionit sidomos persa i takon identifikimit dhe sekuestrimit te pasurive kriminale. Italia llogarit 9 miliarde euro pasuri te botes se krimit qe tashme jane sekuestruar. Kemi rene dakord per ardhjen e hetuesve shqiptare ne Itali dhe te atyre italiane ne Shqiperi me qellim shkembimin e informacionit dhe pergatitjen e tyre mbi te njejtat teknika hetimi. Sot agresioni i vertete ndaj krimit te organizuar eshte gjetja e pasurise se tij. Duhet te zbulojme se si njerezit e varfer jane bere te pasur nepermjet veprimtarive kriminale - tha gjate dites se djeshme Manganelli. Kam kerkuar mendime ne mbeshtetjen e autoriteteve zbatuese te ligjit italian per Policine shqiptare ne menyre te vecante ne luften kunder krimit te organizuar ne menyre te vecante ne sektoret e rinj sic eshte ai i aseteve kriminale te krijuara kohet e fundit - tha Burgaj. Po dje drejtori i Pergjithshem i Policise italiane eshte takuar edhe me ministrin e Brendshem Lulzim Basha me te cilin ka theksuar forcimin e bashkepunimit ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve. Basha e ka njohur Manganellin edhe me masat qe ka marre qeveria shqiptare ne miremenaxhimin dhe sigurine e kufijve.
10 Shtator 2010