Prokuroria e Manhatan Akuzat per Rrapon dhe Veshin
Prokuroria e Manhatan ka bere te ditur dje akuzat qe rendojne ndaj Almir Rrapos dhe bashkepunetorit te tij te arrestuar para pak javesh ne SHBA Florian Veshi. Sipas raportimit te Nathan Duke ne agjencine yournabe.com dyshohet se te ndaluarit jane pjesemarres ne vrasjen fatale te Erion Shehut ne korrik te vitit 2005 para nje kafeneje ne qytetin e Long Island pas konflikteve per pazaret e shitjes se marijuanes. Duke cituar burime te prokurorise se Shteteve te Bashkuara pervec Veshit dhe Almir Rrapos pjesemarres ne krim dyshohet te jene edhe vellezerit Krasniqi te njohur si pjesetare te organizates Krasniqi. Policia e shtetit te Island-it ka arrestuar deri me tani 16 shtetas me kombesi shqiptare te dyshuar per pjesemarrjen ne operacionet e shitjes se marijuanes ne kete shtet. Autoritetet e prokurorise amerikane po vazhdojne hetimet per zbardhjen e plote te rrjetit te trafikimit te lendeve narkotike dhe vrasjen e Erion Shehut ku tashme jane ndaluar thuajse te gjithe autoret e dyshuar. Almir Rrapo u arrestua ne Tirane para disa javesh pas nje urdher-arresti te ekzekutuar nga policia shqiptare. Ndersa Florian Veshi i dyshuar si bashkepunetor i tij u ndalua me 24 gusht te ketij viti ne SHBA.
10 Shtator 2010