E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi: Buxheti i vitit 2010 euforik dhe me pasoja

"Të ardhurat buxhetore nuk u rritën në 2009,  siç u deklarua nga qeveria një vit më parë me 15%, as me 12,5 % siç kjo rritje u korrigjua një muaj më parë, por vetëm 4,7%", theksoi ajo gjatë një konference shtypi.

 "Ne e konsiderojmë politikën fiskale-buxhetore të PD, si politikë euforike dhe papërgjegjësi që po paguhet nga shqiptarët, prandaj kërkojmë llogaritje të saktë të inflacionit si dhe të efektit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike", tha deputetja Meksi.

Sipas saj, keqpërdorimi elektoral i buxhetit për vitin 2009, si dhe buxheti euforik i 2010 është kthyer dhe po kthehet në një faktor që po agravon më tej situatën makroekonomike të vendit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›