E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh opozitarët: Protesta deri sa të hapen kutitë

Pas takimit, Rama u shpreh së bashku me drejtuesit e tjerë të partive të vogla jo parlamentare, se protestat e 20 shënuan një fazë të re në përpjekjen për hapjen e kutive.

 “Ndërkohë jemi të gjithë në një mendje, që në emër të të gjithë atij populli të madh opozitar që përfaqësojmë, të refuzojmë më përbuzje jo vetëm gjuhën vulgare dhe agresive të përdorur nga Sali Berisha dhe nga lakenjtë e tij në këto ditë, por njëkohësisht edhe të gjitha insinuatat e turpshme që kërkojnë të njollosin këtë lëvizje të madhe popullore, duke e trajtuar si një episod që meriton epitete të cilat ne jo vetëm i përçmojmë, por njëkohësisht na bëjnë edhe më të vetëdijshëm të gjithëve për natyrën e këtij pushteti”, theksoi Rama pas takimit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›