E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi: Do te kthejme pronen te pronari

Ish-kryeministri Aleksander Meksi, sot drejtues i Polit te Lirise, deklaron se vendi nuk mund te kete demokraci, kur partite qe e drejtojne ate nuk jane te demokratizuara brenda tyre.

"Ky ka qene kushti im per te marre pjese ne jeten politike, te demokratizohen partite brenda tyre", u shpreh Meksi.

Sipas tij, gjate ketyre viteve nuk ka patur ftesa zyrtare nga drejtuesit e politikes, qe ai te jete serish protagonist i politikes.

Piramidat

"Une i kam thene popullit qe te vendose parate neper banka". Keshtu kujton kohen e skemave piramidale, ish-kryeministri Aleksander Meksi, i cili tha se ne ato vite kritike, atij iu desh qe te ruante qetesine.

Megjithate, Meksi shton se shkak per krizen e vitit 1997 kane qene zgjedhjet, nderkohe qe thekson se kur ka marre vesh permasat e skandalit per shkak te firmave, ka patur nje periudhe shume te shkurter per te nderhyre.

"Nuk ishte ne dore time nderhyrja, ishte ne dore te njerezve te tjere", sqaron Meksi.

Pronat

Meksi preku edhe ceshtjen e pronave, duke theksuar se do te kete nje kthim te tyre, ndersa ligji 7501 do te amendohet.

"Ndryshimet qe ne do te bejme do te ndalojne shitjen me nje Euro te Shqiperise, sepse nuk mund te funksionoje kjo lloj politike. Toka eshte pasuria me e madhe qe ka Shqiperia.Cdo gje te e cila shqiptaret mund te prodhojne, u eshte lene per drejtim nga te huajt", u shpreh Meksi.

Sipas Meksit, tokat e plazhit ne Durres, te cilat rezultonin si shteterore, ishin caktuar ne kohen kur ai ishte kryeminister, si hapesira per kompensimin e ish-pronareve.

"Sot nuk ekzistojne me toka te lira ne ato hapesira shteterore. Madje sot pronaret ankohen se nuk mund ta marrin ate qe u takon pa lene 'gjoben' per 'kthyesit' e prones", thote Meksi.

Nderkohe ne lidhje me politikat financare per koncensionin, Meksi shprehet kritik duke shtuar se ndarjet jane bere ne baze te preferencave.

 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›