Meksi Ne PD nuk ka demokraci
Pas 20 vjetesh ai kritikon ashper Partine Demokratike.
Si e perjetoni 20-vjetorin e levizjes se studenteve te dhjetorit 1990
Sigurisht qe ne nje pervjetor jubilar si 20-vjetori kujtohen ata qe paten nje rol aktiv ne krijimin e Partise Demokratike nje histori e rendesishme e
madhe qe ndryshoi realisht Shqiperine.
Te gjithe ne e perjetojme me nostalgji ate dite duke kujtuar peripecite e ndryshme te diteve te dhjetorit dhe ato qe pasuan. Sigurisht kujtesa ben te veten shume nga njerezit e atehershem e kujtojne ndryshe dhe e thone ndryshe.
Ju jeni numri 1 i listes se anetareve themelues te PD-se dhe dihet se jeni nder intelektualet e pare te kryeqytetit qe u bashkuat me studentet per ti dhene jete shembjes se komunizmit ne Shqiperi. Pas 20 vjetesh ne gjykimin tuaj a eshte realizuar ajo cka ju dhe mijera te tjere bashke me ju enderruat ato dite dhjetori te vitit 1990
Vete fakti se per 20 vjet vazhdojme te themi se jemi ne tranzicion nuk marrim statusin per BE-ne do te thote qe nuk ka ecur sic duhet dhe shume gjera nuk jane realizuar.
Jemi ne prag te nje autoritarizmi te theksuar qe pavaresisht se qendrojne ata qe e krijojne kete menyre te drejtimit te politikes se shtetit nuk mund te marre trajtat e diktatures komuniste per shkak se ka rrjedhur shume uje rreth e qark nesh dhe ne Shqiperi por kjo nuk eshte ajo qe deshironim.
Deshironim pluralizem real liri - demokraci deshironim te shkonim ne Europe. Akoma te tera keto nuk jane realizuar pavaresisht se ndryshimet jane te paimagjinueshme ketu e 20 vjet me pare.
Kritiket e PD-se vene ne dukje prej disa vitesh tashme se themeluesit e kesaj partie te forces vendimtare antikomuniste te viteve 90 tashme jane te distancuar prej saj. Keshtu ka ndodhur edhe me ju Cili eshte mendimi juaj perse keshtu
Distancimi mund te ndodhe edhe duke qene ti ne gabim dhe partia ne rregull. Une mendoj se kete here eshte e kunderta.
Jo te gjithe jane distancuar se nuk jane ne nje mendje me partine ne kuptimin qe kane ata te drejte por nje pjese e konsiderueshme jane distancuar sepse nuk e gjejne me veten ne ate parti nuk e konsiderojne shtepine e te gjitheve nuk konsiderojne qe ka demokraci qe do te thote te institucionalizohet mendimi ndryshe dhe votimi nje anetar - nje vote qe mundeson perfaqesimin e te gjitha opsioneve te te menduarit per te zgjidhur ceshtje.
Per mendimin tim kjo nuk eshte arritur ne PD dhe kjo ka qene arsyeja pse kane ikur njerezit.
Gjithashtu po perseris ate qe kam thene shume here qe pa parti te demokratizuar sepse asnjera nuk eshte e demokratizuar ne Shqiperi nuk ka per te pasur kurre nje Shqiperi demokratike pra perparimi qe enderrojne shqiptaret e thjeshte qe politiken nuk e kane profesion.
Ju sapo keni botuar nje liber me dokumente qe i perkasin kryesisht fillimit te levizjes antikomuniste. Gjen ne liber listen e anetareve themelues te PD-se kerkesen drejtuar Ministrise se Drejtesise per legalizimin e saj listen e kandidateve per deputete te Parlamentit te pare pluralist si edhe disa lista interesante me emrat e njerezve qe ishin pjese e nomenklatures se Partise se Punes dhe organizatave te tjera te periudhes se fundit te komunizmit. Cili keni gjykuar se eshte roli i ketyre dokumenteve sot
Sic e them dhe ne hyrje aty une kam qene nder te paret qe kam kerkuar qe historia duhet rishkruar e zhveshur nga ideologjia dhe interesat e shkruesve.
Qe te realizohet kjo eshte e domosdoshme qe te dime te verteten pra te kemi dokumente autentike te cilat tregojne shume me teper sesa kujtimet qe koha edhe i transformon dhe fshin nje pjese te tyre.
Pra libri ka synimin qe njerezit te dine qarte cfare ka ndodhur dhe kjo te jete e dokumentuar ne menyre te sakte. Vetem atehere do te mund te shkruajme historine.
Ne shohim sot pafund variante nga me te ndryshmet per themelimin e Partise Demokratike per gjendjen e Shqiperise ne ate kohe per rolin e individit gjithashtu ne ate kohe.
Ky liber synon qe te shmange mundesi te tilla dhe sigurisht nuk jane te mjaftueshme vetem ato dokumente do te duheshin dhe te tjera qe te japin nje tablo te qarte te Shqiperise ne vitin e fundit te diktatures qe e gjithe Europa lindore nderkohe u transformua.
Aleksander Furxhi