Meta ne Bushat Emergjenca po kalon verifikim demeve
Situata emergjente ne veri te vendit sipas kreut te Ministrise se Ekonomise eshte duke kaluar por ne disa fshatra gjendja mbetet kritike. Ajo qe do te behet ne vijim sipas tij eshte verifikimi i demeve te shkaktuara si dhe sigurimi i ujit dhe ushqimeve per banoret e prekur nga fatkeqesia. Zevendeskryeministi dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta i beri keto deklarata dje nga vizita ne komunen e Bushatit. Situata eshte shume
kritike sidomos per kater fshatra Malin e Jushit Fshatin e Ri Hotel dhe Trushin e Poshtem ku rreth 610 familje jane ende te rrethuara nga uji i cili vijon te jete ne nje lartesi te konsiderueshme. Por gjerat kane funksionuar ne menyre shume te mire fale organizimit te bere deri tani nga Shtabi i Emergjences ne komune furnizimi i popullsise me ushqime me uje dhe sidomos evakuimi i banoreve tha Meta. Per zevendeskryeministrin me i rendesishem eshte fakti qe nuk u humb asnje jete njerezore nderkohe qe ne vazhdimesi paresore do te mbetet serish garantimi i ujit dhe ushqimeve per banoret e prekur. Duke u ndalur edhe ne rendesine qe ka blegtoria per keto zona kreu i METE vuri theksin mbi faktin qe ne vijim do te sigurohet edhe gjithe koncentrati i nevojshem per bagetite. Lidhur me permbytjen ministri tha se Bendi i Torovices ishte nje mbrojtje e mire qe zvogeloi permasat qe do te mund te merrte permbytja nderkohe qe vizita ka vijuar edhe ne fshatin e Malit te Jushit.