Meksi: Qeveria fsheh të vërtetën për ekonominë
“Dukuria e parë që vihet re është se qeveria nuk i publikon kurrë të dhënat e ekonomisë kur ato janë negative.
Dukuria e dytë shqetësuese është fakti se botimet mujore statistikore, kur të dhënat janë negative, edhe në ato raste kur botohen jepen në formën e njoftimeve për shtyp të cilat, duke u lexuar në mënyrë pjesore, synojnë të mbështesin propagandën e mrekullive ekonomike të kryeministrit”, nënvizoi Meksi në konferencë.
Ajo shtoi më tej se treguesit realë flasin për një situatë ekonomike të ndryshme nga propaganda e kryeministrit.“Gjatë kësaj qeverisjeje deficiti është dyfishuar, kosto e shërbimit të borxhit ka shkuar nga 29.4 miliardë lekë në 2005, në 52 miliardë lekë në 2010. Me këtë rast kujtojmë akuzën që kryeministri i ka drejtuar disa herë opozitës e cila sipas tij mashtron, trillon e gënjen në lidhje me ekonominë. I mbetet publikut të shohë shifrat e të gjykojë se në cilën anë qëndron kultura e mashtrimit”, vijoi deputetja.
Në fund të deklaratës, Meksi u shpreh se opozita është e interesuar për të shpëtuar ekonominë e vendit.