Meksikë, vriten me armë 17 persona
Një zyrtar vendas bëri të ditur se të mërkurën personat e armatosur shpërthyen derën e qendërs “El Aliviane” në Kuidad Huarez, qendër që ndihmonte në rehabilitimin e personave me probleme me drogën. Ata i rreshtuan viktimat përballë murit dhe hapën zjarr në drejtim të tyre, tha Arturo Sandoval një zëdhënës i zyrës rajonale të policisë. Të paktën pesë persona të tjerë mbetën të lënduar.
Për momentin, autoritetet nuk kanë të dyshuar apo informacione për viktimat. Qyteti ku ndodhi masakra ndodhet në kufirin verior të Meksikës për në SHBA dhe është qyteti më i dhunshëm në Meksikë, me 1400 të vrarë vetëm gjatë këtij viti.