Marrëveshja Berisha-Meta, ja ministritë që merr LSI-ja
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta nënshkruan mbrënë marrëveshjen për bashkëqeverisje për katër vitet e ardhshme. Gjatë fjalës së rastit, kryeministri Sali Berisha tha se koalicioni do të angazhohet në një sërë reformash të mëdha, ku ka theksuar reformën zgjedhore, që sipas Berishës nuk do të jetë një reformë që dënon partitë. Gjithashtu kryeministri Berisha, tha se brenda këtij mandati, qytetarët shqiptarë do të lëvizin pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian.
Në bazë të marrëveshjes, kryetari i LSI-së, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm. Gjithashtu, LSI-ja do të ketë edhe postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës që do të drejtohet nga Dritan Prifti si dhe postin e ministrit të Shëndetësisë që do të drejtohet nga Petrit Vasili. Ndërkohë, LSI-ja do të ketë edhe postin e nënkryetarit të Parlamentit të Shqipërisë dhe një përfaqësim prej 20 % në administratë.
Ndërkohë, LSI-ja do të ketë postin e nënkryetarit të Parlamentit të Shqipërisë. Ndërsa Meta tha se kjo është një marrëveshje që do t’iu shërbejë të gjithë shqiptarëve. “Është një marrëveshje që do të ketë reforma të mëdha. Kjo marrëveshje nuk do të cenojë statusin e nënpunësit civil”, theksoi Meta, duke shtuar se nuk është në moralin e LSI-së, për të larguar persona nga puna. Ai ka deklaruar se do të hapen mbi 100 mijë vende të reja pune gjatë këtij mandati qeverisës.
“Ky koalicion ka themele të sigurta të cilat burojnë nga parime të shëndetshme, mbi të cilat ai është ndërtuar. Do të jetë një koalicion fitues në zgjedhjet e ardhshme vendore, sepse kjo është edhe një garanci për të përmbyllur këtë mandat katërvjeçar”, tha gjithashtu Meta.