E Diel, 1 Nëntor 2026

Huan: Spaleti? Keqardhje, por duhet të vazhdojmë

Lamtumira e Luçiano Spaletit me Romën dhe afrimi i Klaudio Ranierit në pankinën verdhekuqe pa dyshim që kanë bërë xhiron e botës. Lajmi ka mbërritur edhe në Terezopolis, “Koverçanoja” brazilian, ku Seleçao është grumbulluar për sfidat kualifikuese të botërorit ndaj Argjentinës dhe Kilit.

“Ndiej keqardhje që Spaleti u largua. Humbëm një ndeshje të rëndësishme dhe trajnerin që gjithashtu është shumë i rëndësishëm. Por Roma është më e rëndësishme se gjithçka - ka deklaruar mbrojtësi Huan -. Duhet ta marrim veten shpejt.”

Për sulmuesin verdhezi Hulio Baptista, Spaleti “nuk po arrinte të fitonte ndeshjet. Humbëm ndaj Xhenovas dhe Juventusit, gjithçka ndërlikohet kur sezoni nis në këtë mënyrë.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›