E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksika feston 200-vjetorin e pavaresise

Nen masa te larta sigurie qindra mijera meksikane kane festuar ne gjithe vendin 200 vjetorin e pavaresise nga Spanja.

Me nje parade madheshtore ne kryeqytet u perkujtua kryengritja e vitit 1810 qe coi ne permbysjen e sundimit kolonial.

Festa pergatitjet per te cilen kane nisur para dy viteve kushtoi rreth 40 milione dollare dhe u zhvillua nen masa te rrepta te sigurise per shkak te luftes kunder karteleve te droges.

Ne disa qytete munguan teresisht festimet per shkak te frikes nga ndonje sulm.

Ne paraden e madhe ushtarake e cila u zhvillua sot ne Mexiko City moren pjese trupa ushtarake nga 17 shtete.

Me kete feste kujtohet fillimi i kryengritjes kunder Spanjes ne vitin 1810 e cila u kryesua nga prifti Miguel Hidalgo kryengritje kjo e cila ne vitin 1821 rezultoi me debimin e spanjolleve nga Meksika.

Ne paraden ushtarake krahas forcave policore dhe ushtarake te Meksikes moren pjese edhe njesite ushtarake nga Kina Rusia dhe SHBA-ja.

Gjate tri viteve te fundit ne Meksike jane vrare mbi 28 mije njerez si pasoje e dhunes te nxitur nga kartelet e droges.

Rreth 74 mije pjesetare te sigurise jane stacionuar ne te gjitha pjeset e Meksikes me qellim te ruajtjes se rendit dhe qetesise gjate festes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›