Meksikë/ 12 të vdekur dhe 3 të plagosur nga një sulm në një lokal

Dymbëdhjetë persona u vranë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur në Meksikë, gjatë një sulmi me armë në një lokal në qytetin Irapuato.
Mjekët konfirmuan vdekjen e gjashtë burrave dhe gjashtë grave, ndërsa nuk dihet se kush janë viktimat dhe sa persona të armatosur morën pjesë në sulm. Autoritetet meksikane kanë nisur një operacion të gjerë për të identifikuar autorët dhe për arrestimi e tyre.
Ky është vrasja e dytë masive në më pak se një muaj në shtetin e Guanajuato, i cili është tronditur vitet e fundit nga luftërat brutale në terren midis bandave rivale të drogës./ CNN
/rtsh.al/