Meksike, 14 te vrare ne "rivalitet" droge
Katermbedhjete anetare te nje bande meksikane droge u vrane dje dhe tete te tjere u plagosen gjate nje perleshjeje prane kufirit amerikan, nje nga me te pergjakshmet ne luften trevjecare kunder trafikut te droges ne Meksike. Fraksionet rivale te kartelit lokal Arellano Feliks ne Tijuana prane kufirit meksikan me Kalifornine u perleshen me njeri - tjetrin ne oret e para te mengjesit te djeshem. Banda Arellano Feliks eshte prej kohesh organizata dominuese e trafikimit te droges per ne Kaliforni.