E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Rrezik terrorist ne "Pekin 2008"

Shtetet e Bashkuara paralajmeruan dje amerikanet qe kerkojne te shkojne ne Kine, per nje "rrezik ne rritje" nga sulmet terroriste ne vend ne nje te "ardhme te afert". "Cdo ngjarje publike e permasave te medha, sic jane Lojerat Olimpike (ne muajin gusht) mund te jene nje shenjester terheqese per terroristet", njoftoi Departamenti i Shtetit ne nje paralajmerim te ri per udhetaret. "Ekziston nje rrezik ne rritje qe grupet ekstremiste te kryejne akte terroriste ne Kine ne nje te ardhme te afert", thuhej ne dokument.

"Nen driten e ketyre shqetesimeve ne fushen e sigurise, qytetareve amerikane qe udhetojne ne Kine u keshillohet te jene te kujdesshem dhe vigjilente per sa i perket mjedisit te tyre ne cdo moment, perfshi ne hotele, restorante, ne mjetet e transportit publik dhe kur ka manifestime apo grumbullime te tjera publike ne shkalle te gjere", saktesohej ne tekst. Sakaq, Departamenti i Shtetit pranoi se autoritetet kineze i kane forcuar masat e sigurise neper aeroporte gjate muajve te fundit, duke nenvizuar vecanerisht "masa te rrepta per sa i perket transportit te lengjeve, aerosoleve dhe materialeve ne forme xheli ne bordin e avioneve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›