E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, zbulohen krime antishqiptare

Eksperti i Gjykates se larte ne Bijelo Pole, Milorad Smolovic, tha dje se i ka perfunduar hetimet lidhur me rastet e krimeve ndaj shqiptareve te Kosoves. Behet fjale per hetim mbi ngjarjet ne fshatrat e Malesise se Rozhajes ne vitin 1999 dhe rreth spastrimeve etnike te myslimaneve ne treven e Bukovices, komuna e Plevles. "Dosja i eshte dorezuar Prokurorise dhe kemi te bejme me dy krime te jashtezakonshme. Ne rastin e ngjarjes ne Kaludjerski Laz, jane hetuar mbi 100, ndersa ate te Bukovices mbi 30 deshmitare", tha Smolovic. Ne Kaludjerski Laz, ne pranveren e vitit 1999 jane vrare 21 shqiptare te Kosoves. Per kete krim jane hetuar 12 ish-pjesetare te te ashtuquajturit Batalioni i 7 i Korpusit te Podgorices, 5 rezervistet e ish-ushtrise jugosllave dhe 2 rezerviste te policise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›