E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, 27 viktima gjatë fundjavës

Dhuna në Meksikë ka shkaktuar 27 viktima gjatë fundjavës. Përshkallëzimi i luftes së bandave të drogës ka tronditur qytetin turistik Akapulko, ku policia ka gjetur trupat e 15 meshkujve të vrarë në një plazh.

Autoritetet e rendit kanë konfirmuar vdekjen edhe të 12 personave të tjerë në këtë qytet.

Betejat në mes të bandave rivale dhe forcave të sigurisë kanë shkaktuar vrasjen e mbi 30 mijë personave që kur qeveria ka nisur luftën e kartelave të drogës në vitin 2006.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›