Meksikë, afro 5.400 të zhdukur nga viti 2006

Afro 5,400 persona janë zhdukur që nga viti 2006 në Meksikë. Lajmin e bëri të ditur Komisioni meksikan i të Drejtave të Njeriut.
Komisioni gjithashtu deklaroi se janë regjistruar 8,898 raste vdekjeje, të cilat nuk janë indentifikuar.
Shkaktarë të vdekjeve thuhet të jenë aksidentet rrugore, vrasjet dhe sëmundjet.
Komisioni tha se hetimet për të zhdukurit vazhdojnë.