E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, arrestohen 3 të dyshuar për 70 vrasje në Ciudad Juarez

Ushtria meksikane arrestoi 3 të dyshuar si pjesëtar të kartelit famëkeq të drogës "Linea", të cilët akuzohen për kryerjen e më shumë se 70 vrasjeve në qytetin Ciudad Juarez. Këto vrasje janë kryer në 60 sulme me armë zjarri.
Dy nga të dyshuarit thuhet se punojnë për krerët e këtij karteli të fuqishëm dhe se punonin edhe si vrasës me pagesë nga "La Linea" i cili është përgjegjës për një varg vrasjesh.
Javier Martinez Gomez, i njohur me pseudonimin "El Tijas", banues në Ciudad Juarez, akuzohet për vrasjen e 24 njerëzve vetëm në vitin 2009.
44-vjecari Armando Rosales Arteaga, i njohur ndryshe me pseudonimin "El Mandis", akuzohet për bashkëpunim me kartelin "La Linea" si edhe për 13 vrasje.
Juan Gerardo Hernandez del Real , me pseudonim "El Moreno", 24 vjeç, akuzohet për vrasjen e 33 personave përfshirë këtu edhe vrasjen e oficerit Alejandro Aranda, eliminimi i të cilit ndodhi muajin e kaluar.
Sipas autoriteteve meksikane personat e akuzuar dyshohen të jenë të përfshirë edhe në vrasjen e një oficeri në një rrugicë lagjeje të varfër në periferitë e Ciudad Juarez, por edhe në vrasjen e 17 pacientëve të cilët ishin pjesë e një qëndre rehabilitimi ndaj drogës.
Policia meksikane ka raportuar se vetëm gjatë këtij viti janë vrarë më shumë se 4000
persona të cilët kanë pasur lidhje me shpërndarjen dhe shitjen e drogës. Gjithë këto vrasje kanë ndodhur megjithëse policia meksikane ka arritur të infiltrojë punonjës të saj në këto kartele të fuqishme droge.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›