E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë, burri i hipën sipërpeshkut dhe bën një xhiro

Meksikë – Një video e mrekullueshme qarkullon në internet ku tregohet një person, i cili “kalëron” një peshk gjigand.

Video është filmuar në Oqeanin Paqësor në brigjet e Meksikës. I quajtur ‘Mola’, ai është peshku më i madh në botë. Mola rritet deri në 11 metra dhe nuk janë të rrezikshëm për njerëzit.

Në video tregohet djaloshi, që zhytet në ujë dhe i hipën sipër peshkut, njësoj sikur t’i kishte hipur sipër kalit.

Peshku i ka dhuruar të riut një shëtitje të shkurtër. Pasi përfundoi udhëtimi, si dy miq të mirë, djaloshi e falenderoi peshkun.  Video është filmuar nga shokët e djaloshit, të cilët ndodheshin mbi varkë.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›