E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike ushtaraket e lidhur me kartelet e droges

Një ushtarak i lartë meksikan u vendos nën pranga si i dyshuar për lidhje me kartelet e drogës dhe dekonspirim të operacioneve antidrogë tek rrjetet mafioze.

Departamenti Meksikan i Mbrojtjes lajmëroi se koloneli Silvio Hernandez Soto është arrestuar dhe se do të merret në pyetje.

Përpara tij, tre gjeneralë, përfshirë edhe zëvendësministri i mbrojtjes, janë prangosur si të dyshuar për lidhjet e tyre me kartelet.

Sipas dyshimeve paraprake, ata i kanë dhënë informacione të fshehta shtetërore kartelit Beltran Leyva në këmbim të përfitimeve materiale.

Si rrjedhojë, ushtarakët janë bërë përgjegjës direkt për dështimin e shumë operacioneve policore.

Të arrestuarit nuk kanë pranuar asnjë prej akuzave. Lufta 6-vjeçare kundër drogës i ka kushtuar jetën më shumë se 50 mijë meksikanëve deri tani.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›