Meksikë, ylli i telenovelave rrezikon helmimin

Spanic rrezikoi jetën pasi është helmuar nga asistentja personale bashkë me djalin, gjyshen dhe vajzën e saj. “La Usurpadora”, “La Venganza” janë dy telenovelat më të famshme ku ka luajtur ish modelja 36 vjecare venezueliane me baba kroat.
Policia meksikane ka vënë në pranga asistenten e saj me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. 24 vjecarja Marcia Celeste Fernandez Babio ka helmuar për muaj të tërë ushqimin e familjes së aktores me sulfat amoniaku.
Sipas mediave, ndoshta asistentja ishte lodhur duke jetuar nën hijen e aktores së famshme dhe cdo ditë për rreth 4 muaj, ajo hidhte helm në ushqim. Aktorja filloi të kishte dhimbje koke, marrje mendsh e lodhje dhe vetëm rezultatet e analizave nxorrën në dritë tentativën e asistentes për ta helmuar.