E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike zbulohen kafka te demtuara

Arkeologët duke gërmuar në një varrezë antike pre hispanike në veri perëndim të shtetit meksikan Sonora kanë zbuluar me dhjetëra skelete. Zbulim ky që i ka çuar të mendojnë se kulturat mesoamerikane janë edhe më të lashta se sa ishte besuar deri tani. Sipas tyre varret janë ndërtuar rreth një mijë vjet më parë, dhe disa prej skeleteve tregonin dëmtime të kafkës. Ndërsa të tjerat kishin deformime degntale sipas ekspertëve skeletet janë prova e një praktike të lashtë të goditjes së kafkës si një ritual që përdorej nga mesoamerikanët për të shënuar kalimin nga fëmijëria në adoleshencë. Numri i vogël i skeleteve tregon se ky ritual ka shkaktuar shumë viktima. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›