E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin mbron ligjin qe ndalon amerikanet te adoptojne femijet ruse

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbrojtur ligjin që ndalon qytetarët amerikanë të adoptojnë fëmijët ruse.
Në konferencën vjetore me gazetarë, Putin tha se ligji i mbështetur nga parlamenti është i duhuri.
“Me sa di unë nga sondazhet, shumica e qytetarëve rusë janë kundër adoptimit të fëmijëve nga të huajt.
Ne duhet t’i mbajmë këtu fëmijët. Ne duhet të stimulojmë familjet të mbajnë këtu fëmijët jetimë”-thotë Putin.

Putin komentoi dhe reagimin e disa deputetëve të dumës ruse që janë kundër ligjit.

“Reagimi i deputetëve të dumës ruse nuk ka të bëjë me adoptimin, por me qëndrimin e autoriteteve amerikane. Cili është qendrimi i tyre? Kur kryhen krimet kundër fëmijëve rusë të adoptuar, në shumë nga gjykatat amerikane nuk ka reagim dhe asnjë ndëshkmin ndaj atyre që e kryejnë krimin kundër fëmijës”.

Putin është pyetur edhe për të ashtuquajturin Akti Magnitski, një projekt-ligj amerikan që vendos sanksione ndaj zyrtarëve rusë të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

“Akti magnitsi është padyshim një akt jo miqësor ndaj federatës ruse. Pika kryesore e cështjes nuk është fakti që zyrtarët nuk lejohen të kenë llogari bankare atje, apo që prona e tyre do të kontrollohet. Gjëja më e rëndësishme është se ata zëvendësuan një ligj anti rus me një tjetër. SHBA po përpiqet t’i kthehet së kaluarës. Kjo është një gjë e keqe, kjo i minon marrëdhëniet tona”.

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur i gatshëm të ndihmojë aktorin francez Zherar Depardje që ka vendosur të heqë dorë nga pasaporta franceze në shenjë proteste ndaj taksave të larta.
“Nëse Depardie dëshiron pasaportën ruse, problemi është i zgjidhur” ka thënë Putin në konferencën për shtyp.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›