E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë,mungon uji i pijshëm

Banorët e qytetit të Meskikos po përballen me probleme të ujit të pijshëm këto kohët e fundit. Prej tre ditësh ata nuk janë furnizuar më ujë të pijshëm pasi autoritetet qeveritare kanë mbyllur të shtunën rubinetin kryesor të që furnizon qytetin me këtë produkt kaq të rëndësishëm. Sasia e pakët që është mundësuar për banorët vjen si rezultat i rezervave të pakta të ujit në kryeqytetin meksikan. Rezervat ujore te qytetit janë aktualisht në nivelet më të ulëta në 16-të vitet e fundit, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Autoritetet ndërkaq kanë premtuar se do ta rifillonin furnizimin me ujë në fillim të javës, ndërsa shtuan se ndërprerje të furnizmit më ujë do të ketë edhe gjatë muajve të ardhshëm. Gjatë vitit 2008-të, u regjistruan reshje të pakta shiu në zonat malore dhe për rrjedhojë edhe sasia e grumbulluar e ujit ka qenë shumë e pakët. Një pjesë e madhe e qytetit furnizohet nga ujësjellësi i Cutzmallas i cili gjendet rreth 150 km në të dalë të qytetit meksikan. Sistemi i Cutzamalas është një sistem që furnizohet më ujërat e shiut. Punonjësit e sistemit të furnizimit me uje kanë vendosur depozita 5000 litershe për të siguruar ujë për tu ardhur në ndihmë amvisave. Banorët e zonës thonë se janë të shqetësuar për këtë problem gjatë periudhës së nxehte, kur reshjet do të jenë edhe më të pakta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›