Sejdiu merr pjesë në Konferencën e Munihut
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu do të mbajë të premten një fjalim në Konferencën e Munihut. Në darkën solemne do të marrin pjësë 300 persona. Në Konferencën e 45-të të Munihut për Sigurinë që është njëri ndër forumet më të mëdha botërore të politikës së jashtme dhe sigurisë, do të jenë prezentë edhe zëvendëspresidenti amerikan Joe Bajden, presidenti francez Nicolas Sarkozy, kancelarja gjermane Angela Merkel, e shumë liderë të tjerë botërore. Lajmi është bërë i ditur nga agjensitë kosovare te lajmeve. lidhur me ketë përfaqësim, ambasadori gjerman dhe ish ndermjetës ne negociatat kosove -serbi, Ëolfgang Ischinger citohet të ketë thënë se kjo është një shenjë e veçantë vlerësimi për Kosovën . Me herët është njoftuar se presidenti Sejdiu të enjte do të përurojë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, ndërsa një ditë më pas, do të marrë pjesë në Konferencën e Munihut.