E Diel, 1 Nëntor 2026

Mel Gibson rikthehet në ekranin e gjerë me filmin "Edge of Darknes"

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Beniko del Toro, i rikthehet ekranit
të gjerë me filmin "The Wolfman". Filmi klasik horror është krejtësisht i
ndryshëm ngainterpretimi i mëparshëm i filmi "Che".

Del Toro interpreton në këtë film
rolin e Lawrence Talbotit, i quajtur delja e zezë e familjes, i cili kthehet në
shtëpinë e paraardhësve të tij në Angli, mbasi vëllai i tij vritet dhe
masakrohet nga një bishë misterioze.

Së bashku me të fejuarën e të vëllait
të tij, interpetuar nga Emili Blunt, ai vendos që të hakmerret për këtë vrasje.

Aktorja britanike tha në një
konferencë shtypi në Romë, përpara premierës së filmit, se ajo u përpoq që t'a
sillte rolin e saj, sa më simpatik përpara shikuesit.

Për del Toron, një nga aspekte që e
ka mahnitur në film, ka qenë interpretimi krahas sër Anthony Hopkins.

" Kur punon me një aktor të tillë,
thjesht shikon atë si interpreton, lehtësinë se si thotë skenarin, aq sa është
kaq e qartë, e thjeshtë, saqë duket sikur gjthçka është aty, dhe është shumë
emocionuese. Dua që të jem një aktor i tillë një ditë, por e di që duhet shumë
punë që të arrij atje", thotë aktori me origjinë meksikane.

Nga dita e sotme, filmi "the
Wolfman", del në kinematë amerikane.

2. Filmi "The last station" ka nisur
paraqitjen nëpër kinematë botërore. Në të trajtohen vite e fundit të jetës së
shkrimtari të madh Leo Tolstoi, bazuar në romanin biografik të vitit 1900 shkruar
nga Jay Parini.

Aktorët kryesorë filmit Helen Mirren
dhe Kristofer Plumer, janë kandiduar për çmime në mjaft aktivitete
ndërkombëtare kinematografike.

Helen Mirren interpreton Sofinë,
bashkëshorten prej 48 vitesh të shkrimtarit të madh, vitet e fundit të të silit
mund të cilësohen si vetëm luftë, dhe jo paqe.

Në këtë filmi interpretojnë dhe
aktorët James McAvoy dhe bashkëshortja e tij Anne Marie Duff.

3. Mel Gibson rikthehet pas 7 vjet e
gjysëm në ekranin e gjerë me filmin " Edge of Darknes". Mbas filmit të tij të
funidit "Signs", i cili trajtonte një pushtim të mundshëm nga alienët,   dhe punës si regjizor në filmin e diskutuar "
Pasioni i Krishtit" në vitin 2004 apo "Apocalypto" në vitin 2006, ai rikthehet
në ekran si një polic në Boston, që kërkon të hakmerret për vrasjen e vajzës së
tij 24 vjeçare.

54 vjeçari Gibson thotë se rikthimi
vjen në një moment kur ai mendon se ka arsye për t'u kthyer.

Ndërsa producenti i filmit Graham
King, thotë se të punosh me Gibson është diçka jo e zakontë. "Unë kam punuar me
yje të mëdhenj të kinemasë. Por prania e Mel Gibson në sheshin e xhirimeve,
grumbullon njerëz shumë më shumë nga ç'më ka ndodhur me filmin "Departed" për
Xhek Nikolson, apo Di Caprion apo Met Demon."

Regjizori Martin Campbell, i cili ka
punuar me filmin "Casino Royal", thotë se është mjaft e lehtë të punosh me Gibsonin:

"Ai është i thjeshtë dhe i orientuar.
është thjesht aktori në shesh xhirim. Nuk është regjizori apo producenti, është
thjesht dhe vetëm aktor".

Nga sot ky film, del në kinematë
amerikane, Britaninë e Madhe, Brazil dhe Kanada. //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›