E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Ramës nuk i mbarojnë elementët e krimit, për të cilët ai duhet të bëjë avokatin

Pas zbardhjes së lidhjes së shkurtër të Dades me bandat e Hakmarrjes dhe të Aldo BaresDy ditë më parë, Edi Rama, në mungesë fizike të Arta Dades, mori rolin e kumbarit, duke i dalë krah sekretares së tij për marrëdhëniet ndërkombëtare, e implikuar familjarisht në lidhjet me anëtarët e bandës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”. Duke folur në emër të Arta Dades, ai paralajmëroi një denoncim të mundshëm nga ana e saj, për faktet publike të publikuara nga PD-ja, sipas të cilave, Alban Dabulla, djali i Arta Dades, i dërgonte dy pako në Zvicër Orik Shytit, kreut të bandës “Hakmarrja për drejtësi”.Në fakt, Edi Rama nuk kishte aq merakun e Arta Dades, se sa të vetin dhe nëpërmjet deklaratës së tij “pro” Artës apo Albanit, tentonte t’i dërgonte një mesazh, jo vetëm Orik Shytit, por gjithë emrave të botës kriminale, Aldo Bare, apo të mbeturve nga banda e Denis Ginës. Dhe mesazhi, nuk synonte asgjë më shumë, se sa garanci për Orik Shytin, Aldo Baren, të mbeturve të bandës së Denis Ginës, etj., etj., se ai ishte aty, si suporti i tyre politik.Problemi është se pas kësaj, a do të mjaftojë koha fizike, e Edi Ramës në politikë, që ai të pretendojë “ballafaqimin” me drejtësinë, në tentativën e tij për të vazhduar të luajë rolin e protektorit politikë, të botës së krimit.Më thjesht.Fjala është, se emrat e botës së krimit, të bandës “Hakmarrja për drejtësi”, bandës së Aldo bares, bandës së Denis Ginës, etj., etj., janë aq të shumtë, sa që për Edi Ramën, përveçse një sforcimi, do të ishte një pamundësi fizike, që për kohën që atij mund ti ketë mbetur në politikë, të konsumohet ende për të bërë “avokatin” e tyre.Kësaj, i thonë që Edi Rama, të harrojë, gjithçka, që nga kutitë e votimeve dhe deri, pse jo, gjithë PS-në......

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›