E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Imoralitet i rëndë, njësoj sikur të shkosh një natë nuse dhe të rikthehesh të nesëmen”

Skenari i mundshëm i PS, hyrja dhe dalja nga Kuvendi - reagon BerishaKryeministri Sali Berisha reagon ndaj një tjetri precedenti të mundshëm të Partisë Socialiste, për të shpëtuar djegien e mandateve, çka nënkupton hyrjen në parlament para datës 4 mars dhe më pas të rifillojë bojkotin. Kreu i qeverisë u shpreh se ky skenar që ka qarkulluar nga njerëz të afërt me kryesocialistin, ka për qëllim shmangien e ndërprerjes së mandateve dhe rikonfirmimin e tyre edhe për 6 muaj të tjerë. Ky plan, i cili është zbuluar pa dashje nga deklaratat emocionale të Arta Dades dhe Arben Ahmetajt dhe që nuk po interpretohet apo komentohet nga kryesocialisti Edi Rama, pritet të jetë thagma e radhës e Edvinit, i cili mesa duket do të mbrojë me çdo kusht mandatet e deputetëve aktualë, kjo për faktin e vetëm se kjo listë nuk i përket ideologjisë së vërtetë socialiste, por një grupi klanor që fluturon pas interesave të ngushta personale. Nisur nga ky fakt, kryeministri Berisha u shpreh se nuk mund të ndërmerret një vendim i tillë, pasi kjo do të përbënte një absurditet madhor. “Përsa i përket këtij vendimi, nuk mendoj se mund të marrin një vendim të tillë, pasi do të ishte një absurditet madhor. Se kjo është si të thuash, do të shkoj një natë nuse, por të nesërmen do të kthehem”- u shpreh kryeministri Berisha.Zoti Kryeministër, zoti Rama, menjëherë pas miratimit të rezolutës, ka bërë të ditur se nuk do të ndërpresë bojkotin dhe protestat, pa u hapur kutitë e votimit. Duket se kemi një rrugë pa zgjidhje në këtë mënyrë...Nuk kam dalë këtu për komentuar daljen nervoze të njërit apo tjetrit, qoftë edhe të zotit Rama. Unë jam këtu për të ftuar zotin Rama të dëgjojë dashamirësit e tij, nuk po e ftoj të dëgjojë dashamirësit e mi, por ata që, qartësisht, kanë faktuar veten si miq të palëkundur të Partisë Socialiste, në Bruksel apo në Strasburg, të cilët, absolutisht, e bëjnë thirrjen, vetëm e vetëm, në respekt të shtetit ligjor. Dy ditë më parë, ju i dëgjuat eurosocialistët evropiane të deklaronin se statuti i partisë nuk mund të bie ndesh kurrë me Kushtetutën e vendit dhe kjo sepse duhet të jesh i përcaktuar për shtetin ligjor, kjo sepse Kushtetuta është statuti më madhor i çdo partie, është ai që bie statutin nën Kushtetutën. Respekti i Kushtetutës është detyrimi më madhor, respektimi i institucioneve, kur ato kanë dalë nga zgjedhje të lira, të ndershme e të pakundërshtuara dhe nuk janë palët që përcaktojnë karakterin e zgjedhjeve, sepse ato janë në konflikt flagrant interesi. Palët kanë të drejtë t’u paraqesin arbitrave dokumente, kjo është e drejta e tyre, por jo të jenë ato që vlerësojnë zgjedhjet, sepse kjo nuk pranohet as në Shqipëri, as në botë. është e vërtetë që Sali Berisha ka kundërshtuar, por ka kundërshtuar me dokumente. është e vërtetë që në raport, ndërkombëtarët kanë shkruar se, pas dokumenteve që paraqiti opozita, u detyruam të ndryshonim pozicionin. Por nuk mund të bësh gjykatësin, që të besohesh, por bazoi thëniet e tua në dokumente dhe çdo njeri në një status është i detyruar t’i përfillë ato. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, qeveria është qeveri e një vendi anëtar të NATO-s dhe kjo e detyron dy herë më shumë qeverinë që të respektojë rregullat. Kështu që, nëse zoti Rama fakton se nuk janë respektuar rregullat, t’i paraqesë dokumentet komisionit hetimor. Unë e ndoqa dje daljen e tij publike dhe mendoj se dashamirësit duhet të dëgjohen dhe disa prej atyre që folën atje janë mbështetës të flaktë të Partisë Socialiste dhe kjo është normale, se ata janë socialistë që do të mbështesin linjën socialiste në Shqipëri.Ju e ftuat sërish zotin Rama, gjë që e keni bërë vazhdimisht që nga dita kur opozita nuk ka pranuar të hyjë në parlament, por ndërkohë rezoluta e miratuar dje në Asamblenë e Këshillit të Europës pranoi atë që ju nuk e keni pranuar gjatë këtyre ditëve, pra, krizën politike dhe sugjeron uljen në dialog me ndërmjetësues Presidentin e Republikës. A do të uleni ju në një tryezë me opozitën për të diskutuar për zgjidhjen e kësaj krize?Së pari, më duhet të them se delegacioni shqiptar dha një kontribut thelbësor në qartësimin e rezolutës. Ne e pranuam rezolutën edhe kur ishte projekt, pasi nga dje është rezolutë. Delegacioni shqiptar bëri një punë të shkëlqyer. Unë kam qenë katër vjet anëtar i atij tempulli, jam edhe autor rezolutash. Kështu që, unë dua të përshëndes punën e shkëlqyer të delegacionit dhe kontributin që ai dha në të gjithë punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kontribut që mori vlerësimin më të madh, me miratimin e amendamentit 5, që përbënte thelbin e saj. Të garantoj jo se në filozofinë e Këshillit të Europës nuk ekziston kurrë shqyrtimi politik i vendimeve të gjykatave, por kini parasysh që në diversitetin e madh të anëtarësisë aty, nga ‘far left’ në ‘far right’, nuk mund të them se ka interpretim të njëjtë për gjithçka dhe kjo është normale. Por kontributi që dha delegacioni shqiptar ishte palcor dhe ju vetë e patë, sesi u votua amendamenti, i cili u bë me të vetmin qëllim dhe absolutisht, jo për të zhvlerësuar rezolutën, por për të forcuar rezolutën. Në rast se do të lihej shprehja siç ishte në projekt, komision për të hetuar zgjedhjet, njëra palë mund të thoshte se kjo i përfshin të gjitha. Por në fakt nuk mund t’i përfshijë, sepse ka një limit dhe këto limite i ka përcaktuar Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese e vendit. Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që ka autoritetin e plotësimit të Kushtetutës, aty ku Kushtetuta ka paqartësi  ose vakum. Vendimi i saj duhet të lexohet gjithnjë si një nen i munguar në Kushtetutë. Ky është rregulli i të drejtës kushtetuese. Nuk po hyj e të flas për termat, por ju garantoj se jam plotësisht dakord me rezolutën.çfarë i ofroni? Apo oferta publike është vetëm seancë pajtimore?Ju doni të bëni gjykatës presidentin, por është shumë e papërshtatshme për postin e tij ta shpallësh si të tillë. Edhe një javë më parë kam deklaruar se takohem me zotin Rama dhe me cilindo. Unë nuk kam mure për t’u takuar ose jo me këdo, është jashtë filozofisë sime. Unë kam ofertën. Qëndrimin e djeshëm të zotit Rama nuk dua ta komentoj, sepse tingëllonte si karshillëk. Kur të gjitha thirrjet ishin kthehu në parlament, bojkoti është antidemokratik, bojkoti është i papranueshëm, doli dhe tha se do të vazhdojmë bojkotin. Ky nuk është një problem bilateral.       Në se nuk do të ketë një zgjidhje deri para datës 7 mars,  kur përfundon dhe afati kushtetues për mandatet e deputetëve, duke patur parasysh këtu edhe frymën e rezolutës, a është e  bindur mazhoranca ti shkojë deri në fund ndërprerjes së mandateve të deputetëve?Qeveria çdo ditë po drejton thirrje për deputetët e opozitës që të zënë vend në parlament. Kushtetuta e vendit nuk mund të mbetet kurrë peng i bojkotit. Në nenet e saj, deri në datën 4 mars janë të gjithëfuqishëm. Mos bërja e betimit është përcaktuar në kushtetutën e vendit, si një kusht i pavarur për të humbur mandatet. Kjo është kushtetuese. Mosparaqitja për 6 muaj rresht është përcaktuar si kusht për të mbrojtur parlamentin nga bojkoti. Në 4 mars, për fat të keq, të dy këto kushte hynë në fuqi. Nuk është shumica që vendos, këtu është zoti Rama që vendos tua djegë mandatin ose jo atyre 64 deputetëve.Problemi me sa duket qëndron tek krijimi i një autoriteti hetimor për zgjedhjet. Cili  do të jetë ky autoritet që do të hetojë zgjedhjet, thellësia e hetimit dhe fuqia prapavepruese? A mendoni ju se një komision hetimor parlamentar i plotëson këto kushte, pra është një autoritet i mjaftueshëm, pasi KQZ zotëron ekspertiza dhe materialet zgjedhore, pasi duhet një autoritet që ta kalojë KQZ-në dhe gjykatat. Si mund të krijohet një autoritet i tillë?Komisioni hetimor parlamentar është një kërkesë legjitime e opozitës dhe kushtetuese. Opozita nuk ka asnjë arsye, për t’ia quajtur nder qeverisë, se po pranon komisionin hetimor parlamentar, pasi 29 firma mjaftojnë për këtë dhe mazhoranca është e detyruar ti thotë po.Së dyti, opozita në kundërshtim me ligjin e komisioneve hetimore parlamentare ka kërkuar të ketë shumicën që sipas këtij ligji nuk i takon. Shumica është e gatshme nëpërmjet një taktike ligjore t’ia krijojë këtë mundësi opozitës. Domethënë  të zgjidhen sipas kërkesës ligjore dhe pastaj anëtarë të saj të mungojnë në komision mënyrë konstante, në mënyrë që opozita të ketë shumicën në votime. Kjo është e zgjidhshme sepse është një marrëveshje bilaterale.  Hetimi është i dobishëm për të faktuar të gjitha pretendimet.Po të lexoni me vëmendje raportin për një të tretën e qendrave të numërimit, problem është se shpesh lexohet data 26 dhe 28 dhe nuk lexohet data 27, pra po të lexoni me vëmendje thuhet se në shumicën e këtyre qendrave, komisionerët me shumicë ishin socialistë. Megjithatë hetimi mund të përfshijë çdo gjë tjetër, por jo vendimet  e gjykatave. Kjo është absolutisht jashtë çdo lloj koncepti. Ai sovranitet që iu është dhënë gjykatave të vendit dhe të çdo vendi të lirë, ai është i paprekshëm nga çdo autoritet tjetër, parlament, qeveri, apo president qoftë ai. Vetë zoti Rama adaptoi formulën, që hetimin ta bëjmë , por rezultatin të mos ta ndryshojmë. Unë e nënkuptoj tërësisht si  një lojë fjalësh, sepse në se do të rinumëroja Fierin, do të fitoja një mandat dhe unë nuk mund ta kuptoj se si do të rrinte dikush tjetër me  mandatin tim. Pra, nuk preket më vendimi i gjykatave. Sepse në zgjedhje, me vendimet e gjykatave ka një të fituar dhe një të humbur. Ndërsa për sa i përket hetimit dhe disa aspekteve që zotëria thotë, si psh implikimi i dikujt në mënyrë të paligjshme, kjo do të faktohet ne se është i tillë dhe do të marrë përgjigjen  e duhur. Gjithashtu, për sa i përket lirimit të të burgosurve dhe dhënies së lejes për ta, kjo është një praktikë konstante, por implikimi i personave që mund të kenë dhënë leje në mënyrë të paligjshme  do të vërtetohet. Pra, jam dakord që të bëjmë transparencën e pretendimeve dhe mbi të gjitha opozita më shumë se për çdo gjë tjetër është e interesuar për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Janë një seri rekomandimesh. Zoti Rama të bëjë të gjitha nenet dhe amendamentet dhe ne do ti votojmë. Në se zoti Rama kërkon që të ndryshojë sistemin përsëri, sepse i duket i papërshtatshëm, unë e lë në dorë të tij. Një gjë është e sigurt që nuk shkohet më drejt Dushkut. Për këtë jemi të sigurt të gjithë. Ky është një kusht sinekuanon. Edhe opozita ka treguar vullnet për të mos patur Dushk. Dje do të thoja se ka qenë një seancë jashtëzakonisht e përgjegjshme, kur i tërë spektri, edhe komunistet, edhe të djathtët, kanë deklaruar se bojkoti do të jetë i papranueshëm.Kur do të mblidhni këshillin Kombëtar për zgjedhjet në PD?Do të mblidhet së shpejti. Brenda 10 ditëshit të parë të muajit shkurt. U shty pak dhe kjo si shkak kryesor pati situatën e përmbytjeve , e cila u menaxhua sipas vlerësimit të qytetarëve të atyre zonave, vlerësimit ndërkombëtar dhe vlerësimit të gjithanshëm, në mënyrën më të përgjegjshme. Në një situatë të tillë, nuk mund të shkëpusja  eksponentë të rëndësishëm të partisë, të cilët ishin ditë e natë në krye të procesit të menaxhimit dhe tu bëja mbledhje për zgjedhjet. Gjatë 10 ditëshit të parë të shkurtit do të kemi edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të zgjedhur, kryesinë, sekretarët, udhëheqjen e PD-së.Pak ditë më parë, në një të përditshme kemi parë një propozim që ka ardhur nga zoti Xhufi, ku kërkohet që ti lini PS-së të drejtën për të patur Presidentin dhe Prokurorin e Përgjithshëm, ndoshta në këmbim të tij do të hynë në parlament, duke iu rikthyer normalitetit...Unë mendoj se Kushtetuta është e përcaktuar shumë qartë. Fatmirësisht kjo reformë kushtetuese është bërë me pëlqimin e plotë të të dy palëve. Po të ishte me tre të pestat do të hyhej në procesin e negocimit. Unë jam dëshmuar negociatori më luajal, ndaj partnerëve dhe partive të tjera. Tani ky kapitull në historinë  e vendit u mbyll nga kryetarët e forcave kryesore politike të vendit, ndonëse unë doja që Presidenti i Republikës të zgjidhej nga populli, por kur negocion nuk hyn kurrë me mendimin që të realizosh çfarë do dhe tjetri të dalë bosh. Këtë ma kundërshtoi në mënyrën më të prerë zoti Rama. Më thanë se u zemërua dhe zoti Topi, por unë kam qenë serioz, me qëndrimin tim kam kërkuar që të zgjidhet nga populli. E kam bërë këtë me bindjen më të madhe. Zoti Rama ishte kategorikisht kundër dhe unë e pranova. Këto i ka zgjidhur kushtetuta në mënyrë të prerë. Prokurori i Përgjithshëm është prokuror dhe nuk besoj se do të ketë një parti politike që të pretendojë. Prokurorin e përgjithshëm e emëron Presidenti i Republikës. Të jeni të sigurt se emri është përzgjedhur nga presidenti dhe është votuar nga parlamenti. Nuk mund të them se ka prokurorë të PD-së apo të PS. Ata jenë njerëz që ushtrojnë detyrën e tyre....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›