E Shtunë, 31 Tetor 2026

Melinda Ademi - Nje Amerikan Idol Shqiptare

Prej vitesh ne shqiptaret e Amerikes kemi shpresuar qe ne nje prej edicioneve te gares me te madhe te kendimit ne Amerike e bote American Idol te shikonim dhe ndonje talent shqiptar. Kete vit duket se deshira jone u realizua fale Melinda Ademit. Teksa ndiqja serine e dyte te edicionit te ri ne audicionet e shtetit te Nju Xhersit shfaqet ne ekran dhe nje vajze e re e cila filloi te tregoje per origjinen e saj shqiptare nga Kosova.


Ne ekran me pas shfaqen dhe prinderit e saj Safet dhe Zonja Ademi qe tregojne sesi mberriten ne Amerike pas trazirave te luftes ne Kosove dhe endrren e tyre per Melinden qe ne te ardhmen te jete nje kengetare e suksesshme.


Une dua qe ajo te behet kengetare dhe te permbush endrren e saj. Kjo eshte gjithcka qe dua - u shpreh nena e saj Zonja teksa mezi ka mbajtur lotet.

Nje moment prekes per te cilin te nesermen do te shkruhej ne shtypin Amerikan NY Post USA Today New York Times etj. i shoqeruar me vleresimet me te mira per Melinden e cila ende pa filluar mire gara shihet si nje pretenduese per ne finale. Me zerin e saj perfekt ajo kendoi kengen If i Aint Got You te Alicia Keys perpara jurise se perbere nga Steven Tyler Aerosmith Jennifer Lopez dhe Randy Jackson. Vleresimi ishte unik.


Tre Po dhe Melinda fiton bileten per te udhetuar drejt Hollivudit ku dhe mbahen seleksionimet finale. Ne pamundesi per ti marre interviste Melindes apo prinderve te saj te cilet na treguan se nuk munden per shkak te kontrates me American Idol e cila nuk ju lejon intervista te pjesemarresve gjate transmetimit te programit ne po ju sjellim disa informacione rreth vajzes qe brenda dites eshte shnderruar ne krenarine e komunitetit shqiptar ne Amerike e padyshim e shqiptareve ne mbare boten.

VLERSIMET E JURIS

Me pelqen qe je e shume e lezetshme e bukur dhe e thjeshte dhe kendimi yt ishte i embel dhe drejtperdrejt i bukur ... - Steven Tyler

Mendoj se ke potencial dhe do te them PO - Randy Jackson

Tani je ketu e mund te jetosh endrren amerikane - Jennifer Lopez.


Melinda Ademi


Datelindja 19 nentor 1994
Vendlindja Kosove
Vendbanimi Nju Xhersi ShBA
Artistet e preferuar Leona Lewis Celine Dion Rihanna Jo Jo Jordan Sparks Natasha Bedlingfeild.


Instrumentet Luan ne kitare


Melinda ka filluar te kendoje publikisht per here te pare qe ne moshen dymbedhjete vjecare ne aktivitetet shkollore lokale si dhe ne aktivitetet e komunitetit shqiptar ne Amerike.


Ajo u shqua per talentin e saj dhe kjo e beri qe ti futej me seriozisht rruges se muzikes duke marre pjese ne konkurse te ndryshme ku dhe u vleresua me cmime. Hyrja ne konkursin American Idol nuk ka qene e rastesishme por nje deshire e vjeter e saj dhe me te mbushur moshen minimale ajo eshte drejtuar pa hezitim drejt ketij konkursi. Kohet e fundit shume video te Melindes jane publikuar ne YouTube ku ajo shfaqet duke kenduar ne menyre perfekte hite te ndryshme boterore.


Pas audicionit ne Amerikan Idol videoja e saj eshte me e shikuara nga gjithe videot e konkurruesve dhe sot momentin qe po niset shkrimi per publikim 22 janar gjendet ne vendin e shtate ne YouTube ne klasifikimin e videove muzikore me te ndjekura ne Amerike.


Por ajo cka ne na beri te biem ne dashuri me Melinden eshte personaliteti i saj. Pavaresisht se adoleshente ajo eshte me kembe ne toke dhe nuk heziton te tregoje se e di shume mire sesa e veshtire eshte qe te hysh ne biznesin muzikor.


E di qe nuk jam nje kengetare perfekte por perpiqem te jap me te miren dhe gjithmone punoj te permiresohem ne baze te aftesive te mia - shkruan ajo ne llogarine personale ne YouTube duke shpresuar se nje dite magjia do te ndodhe e ajo do te arrije ate qe ka enderruar gjithmone... suksesin.


E duket se magjia PO ndodh. Kudo ne shtyp ajo shihet si nje pretendente e forte dhe ne shkrimin e gazetes New York Times Seksioni Arts Beat gazetari Jon Caramanica do ta pershkruante Melinden si nje ...talent i vertete....


Nderkohe ne mezi presim edicionet e ardhshme ku do te mund te shohim ovulimin e saj ne nje kengetare te vertete e ndoshta pse jo dhe fituese te ketij edicioni. Per sa i perket te ardhmes Melinda duket se e ka parashikuar me se miri kohe me pare kur ne blogun e saj ka shkruar


Qe ne moshe te vogel kam qene e dashuruar pas kenges. ndrra ime eshte qe te nenshkruaj nje kontrate diskografike si kengetare te udhetoj ne turne perreth botes dhe te fitoj nje cmim Grammy Awards. E di qe keto jane endrra te medha por do te jap gjithcka qe ti arrij ato.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›