Ashton dhe Fyle thirrje per qetesi Urgjentisht te gjendet kompromisi

Vdekja e tre protestuesve ne demonstraten e 21 janarit ka nxitur Bashkimin Europian te beje thirrje per qetesi. Ne nje deklarate te perbashket te shefes se politikes se jashtme te BE-se Catherine Ashton dhe komisionerit per zgjerimin Stefan Fyle kerkohet ne menyre urgjente gjetja e kompromisit mes paleve.
Ne i bejme thirrje per qetesi urgjentisht te dyja forcave politike te cilat duhet te shmangin provokimet- thuhet ne deklarate
Me tej ne deklaraten e perbashket shkruhet se Ne menyre qe Shqiperia te perparoje ne rrugen e saj evropiane ne perseri i bejme thirrje politikaneve shqiptare per tu angazhuar ne nje dialog konstruktiv politik per zgjidhjen pa vonesa te metejshme te ngercit politik dhe kerkojme te mobilizohen energjite e vendit drejt ketij qellimi.
Nuk i takon Bashkimit Evropian te thote se kush eshte pergjegjes per ngjarjet e ndodhura me 21 janar. Keshtu u shpreh Natasha Butler zedhenesja e Komisionerit per Zgjerimin Stefan Fyle ne nje deklarate per shtyp. Reagimi i saj vjen menjehere pasi kryeministri Berisha deklaroi paraditen e sotme se do te kerkonte hetues nderkombetare per ngjarjet e ndodhura diten e premte gjate protestes se opozites ku tre vete u vrane me arme zjarri nga Garda e Republikes.
Mbeshtesim principet e nje hetimi ne menyre gjitheperfshirese tha Butler teksa vijoi se menyra per te dale nga kriza duhet te gjendet nga vete forcat politike te vendit. Ajo tha se situata ne vend po ndiqej me kujdes nga nderkombetaret teksa u beri thirrje lidereve qe te evitonin perseritjen e dhunes dhe te fokusoheshin tek zgjidhjet. U takon lidereve te tregojne maturi dhe si takon BE-se te thote se kush eshte pergjegjes per ngjarjet e 21 janarit.
Butler theksoi se nga ana e Bashkimit Evropian lidereve u ishin bere te ditura kriteret qe duhet te permbushnin prej te cilave rendesi te madhe ka bashkepunimi ne parlament si dhe funksionimi i demokracise. U takon atyre te permbushin kerkesat tha Butler nderkohe qe u shpreh se i takonte drejtesise shqiptare qe te hetonte per pergjegjesine e 21 janarit.
Paraditen e sotme kryeministri Berisha teksa akuzoi Ramen per protesten e se premtes duke e kercenuar ate ne nje mos riperseritje te situates tha se do te kerkonte hetues nderkombetare per ceshtjen.