Skandal ilace te skaduara per te prekurit nga AIDS

Prishtine 23 Janar 2011 8211 Viti 2010 ne Kosove eshte permbyllur me tre raste te reja te te infektuarve me virusin HIV. Alban Gjonbalaj drejtor i organizates per personat qe jetojne me HIV ne Kosove thote se zyrtarisht jane te regjistruar 83 raste me HIV/AIDS qe nga viti 1986.
Qe nga viti 86 numri zyrtar eshte 83 por llogaritet qe gjate viteve gjysma e tyre te kene vdekur. Ne ne organizaten tone kemi 17 persona te regjistruar tash per tash thote ai.
Problemet me te cilat ballafaqohen keta persona jane nga me te ndryshmet. Sipas zotit Gjonbalaj i cili eshte dhe vete i prekur nga ky virus terapia qe perdorin pacientet muajt e fundit eshte me afat te skaduar.
Problemi eshte se ne jemi duke perdorur terapi me afat te skaduar. Ajo ka skaduar ne tetor te vitit 2010 dhe do te vazhdoje derisa te vije kontingjenti i ri i barnave. Ne kemi bere kerkese por ajo shkon permes klinikes infektive. Gjithmone ka vonesa ne procedurat e prokurimit thote ai.
Infektologia Emine Qehaja thote se klinika infektive eshte aktualisht mire e furnizuar me terapi per personat e prekur me HIV.
Ministria e Shendetesise eshte ajo qe e furnizon kliniken tone me terapi. Terapia eshte me afat dhe nuk kam informacione qe ajo eshte pa afat. Ne gjithmone mundohemi te jemi te sakte ne marrjen e terapise ne menyre qe te mos nderpritet terapia te keta paciente thote Qehaja.
Faik Hoti drejtor i departamentit per informim ne Ministrine e Shendetesise thote se buxheti i kesaj ministrie per barna eshte tejet i kufizuar. Andaj ky institucion sipas tij ka aplikuar ne Fondin Global ne menyre qe te mbeshtetet financiarisht me shumen prej rreth 3 milione eurosh per trajtimin dhe parandalimin e HIV/AIDS-it.
Ne kemi aplikuar ne Fondin Global ne programin per luften kunder AIDS-it. Kemi nenshkruar kontraten per programin e granteve per te siguruar fonde financiare nga Fondi Global thote Hoti i cituar nga radio Evropa e Lire.
Ne anen tjeter Skender Syla perfaqesues i zyres se Organizates Boterore te Shendetesise thote se Kosova karakterizohet me nje shkalle te ulet te rasteve me HIV/AIDS dhe hyn ne kategorine e vendeve me perhapje te ulet.
Institucionet shendetesore te Kosoves duhet ti ndermarrin te gjitha veprimet ne menyre qe Kosova te ngele me kete nivel pra me prevalence te ulet me nje theks te vecante ne zhvillimin e kampanjave vetedijesuese qe tashme jane duke u bere thekson Syla.
Tagsaids hiv ilace sida skadim skandal