Melisa-Boateng, drejt martesës (FOTO)
Pas marrëdhënieve me disa prej futbollistëve të kampionatit italian, duke nisur nga Mateo Ferari, Filipo Inzagi apo Bobo Vieri, duket se Melisa Sata ka gjetur futbollistin e duhur. Pas lidhjes një vjeçare me mesfushorin e Milanit, Kevin-Prince Boateng, duket se lidhja e tyre do të kurorëzohet në martesë. Kjo është pohuar nga të dy të dashuruarit për Vanity Fair. Boateng thotë se nuk do të humbasë kohë dhe të martohet me Melisën, të cilës i ka dhuruar edhe një unazë të shtrenjtë. Kjo e fundit ndërkohë, thotë se duhet të presë edhe pak, ndoshta deri verën tjetër.




