E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Kryeministri Berluskoni do të qëndrojë në spital

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, do të vazhdojë të qëndrojë në spital edhe një natë tjetër, të paktën deri ditën e martë. Sipas mjekëve, Berluskoni ishte në gjendje të hante, por vetëm me vështirësi. Kreu i qeverisë italiane e kaloi natën në një spital të Milanos me hundë e dy dhëmbë të thyer dhe me të çara në fytyrë pas një goditje në fund të një mitingu në qytet. Mjekët vendosën ta mbajnë Berluskonin në spital për ta patur nën vëzhgim pas sulmit. Dëshmitarët oklularë treguan se kryeministri 73-vjeçar po nënshkruante autografë, kur një burrë e goditi nga afër me një statujë të vogël drejt e në fytyrë. Ndërkohë që sipas mediave italiane, ndaj agresorit 42-vjeçar, i cili rezulton të jetë me probleme mendore, është ngritur akt-padi për sulmin. 42-vjeçari Masimo Tartalia u arrestua për sulmin. Njoftohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Një nga aleatët më të ngushtë të Berluskonit tha se kjo ishte një ditë e keqe për Italinë. Zëdhënësi i kryeministrit italian, njoftoi se Berluskoni, që ka qenë në qendër të disa skandaleve dhe proceseve gjyqësore gjatë muajve të fundit, kishte paralajmëruar për një klimë frike dhe agresioni ndaj tij. Ndërkohë që të gjithë politikanët italianë janë solidarizuar ndaj kryeministrit Berluskoni, duke dënuar aktin e sulmit ndaj tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›