Meloni: Shqipëria është Europë. Ballkani Perëndimor duhet të ketë një perspektivë të qartë për integrimin në BE

Nga seanca e parë plenare të Samtit të Komunitetit Politik Europian, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se Shqipëria është Europë. Ajo theksoi se nuk mund të ketë një Europë të rindërtuar pa Ballkanin Perëndimorë. Kryeministrja italiane shtoi se rajoni ka nevojë për një perspektivë të qartë për integrimin në bashkësinë europaine.
“Identiteti europian i Shqipërisë është histori, edhe përpara gjeografisë. Shqipëria është Europë, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo. E megjithatë, BE është sot ajo që unë do të doja ta quaja dëshira e ribashkimit të familjes së bashkuar europiane, ku të gjithë janë pjesë e një të vetme, popuj që kanë luftuar njëri-tjetrin në shekuj, sot janë një popull i vetëm. Ne po ndërmarrim një hap përpara ribashkimit. Nëse duam të rindërtojmë një Europë të re në një botë të re, nuk mund ta bëjmë atë pa Ballkanin Perëndimorë. Italia është e angazhuar në Bruksel për qasjen strategjike të Brukselit në Ballkanin Perëndimorë. Këto vende duhet të kenë një perspektivë të qartë për integrimin në BE”, u shpreh ajo.
Ndalur te lufta në Ukrainë, Meloni theksoi mbështetjen ndaj Ukrainës, teksa tha se BE do të këmbëngulë deri në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës dhe do bëjmë të pamundurën që kjo luftë të marrë fund menjëherë. Qëndresa ukrainase na kujton se çfarë është themeli i identitetit tonë të përbashkët, ne duam lirinë. Dje pamë që ju ishit të gatshëm të uleshit në tryezën e negociatave dhe ai nuk ishte. Kjo tregon se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë. Por ne duhet të vazhdojmë të këmbëngulim për paqe. Të ndërtosh një Europë të re në një botë të re, duhet të mendojmë dhe njëherë se cilat janë themelet tona”, tha Meloni.
/rtsh.al/