E Diel, 1 Nëntor 2026

Meloni pas takimit me Ramën: Fokus tek mbrojtja dhe lufta kundër emigracionit të parregullt

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni reagoi sot pas takimit të zhvilluar me kryeministrin, Edi Rama në Romë.

Meloni shprehet se të dyja vendet vazhdojnë që të bashkëpunojnë ngushtë, duke shtuar se prioritet mbetet lufta kundër emigracionit të paligjshëm.

“Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, biseda e sotme në Palazzo Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, bëri të mundur një përmbledhje mbi forcimin e partneritetit midis vendeve tona në sektorët me interes të përbashkët, me një fokus të veçantë në mbrojtje dhe bashkëpunim në fushën e luftës kundër emigracionit të parregullt”, shkruan Meloni.

Rama zhvilloi sot një vizitë në Itali, ku u prit në një ceremoni zyrtare nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në Pallatin Chigi, me të cilën zhvilloi më pas një takim kokë më kokë.

Fokusi i takimit ishte ecuria e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimi i marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.

Në vijim të vizitës në Itali, Rama u prit edhe nga ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto.

Pas Romës, Rama do të udhëtojë drejt Barcelonës në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

A cinque mesi dal Vertice Intergovernativo di novembre, il colloquio di oggi a Palazzo Chigi con il Primo Ministro della Repubblica d’Albania, Edi Rama, ha permesso di fare il punto sul rafforzamento del partenariato tra le nostre Nazioni nei settori di interesse comune, con un… pic.twitter.com/VWSIUizdxE

— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) April 16, 2026

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›