E Diel, 1 Nëntor 2026

Memelli nje pjese loje por perseri nuk shenon

Nga Kastriot Gjini
- Me ne fund, skuadra e re e Migen Memellit, ka arritur fitoren e pare ne kete fillim te kampionatit Suedez. Te Henen ne mbremje, skuadra e Gais priste ne fushen e saj skuadren mike te Halmstad, te cilen e mundi me rezultatin 2:1. Golat u shenuan nga mesfushori Holmberg ne minuten e 55' dhe te 64'. skuadra mike arriti vetem te zvogelonte rezultatin ne minuten e 83'. Sulmuesi shqiptar ishte titullar, por u aktivizzua vetem nje pjese loje, per tu zevendesuar ne minuten e 46' nga Hedinson. Memelli eshte aktivizuar ne te 5 ndeshjet e kampionatit Suedez, por akoma nuk ka mundur te gjeje rrugen e rrjetave. Kjo eshte fitorja e pare per skuadrene Gais, e cila nga 5 ndeshje ka 2 barazime, nje fitore dhe 2 humbje. Gais ka grumbulluar 5 nga 15 piket e mundshme dhe ndodhet ne vendin e 12 (vendi i 3 nga fundi) me 4 gola te shenuar dhe 5 te pesuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›