E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dashuri” miqësoresh me Malin e Zi

- Duket se marëdhëniet ndërkombëtare për punët te futbollit midis Shqipërisë dhe Malit të zi janë në kulmin e tyre. Këtë e dëshmojnë dhe ndeshjet miqësore midis tyre edhe pse në nivele të dyta.
Pas miqësores së ekipeve Shpresa të zhvilluar në Shkodër (Shqipëria humbi 2-1), është radha e një tjetër miqësoreje, kësaj radhe në nivelin e U-17. Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Malin e Zi, më datë 9 maj (ora 16:30) në stadiumin e qytetit Nikshiqi (qytet me reth 75 mijë banorë).
Trajneri i përfaqësueses U-17, Shpëtim Duro bëri publike listën prej 22 lojtarësh, ku spikat edhe emri i lojtarit të Milan U-17, Andi Corri, i ndjekur së fundi në aksion nga vetë tekniku. Ja dhe lista: Xhino Sejdo, Erinson Ago, Erti Koni, Tauland Poplekaj, Virgjil Cipa, Gentjan Manuka, Albi Dosti, Gledi Mici, Angjel Muca, Gerhard Tushe, Klevis Lleshi, Ledio Lila, Guido Tepshi, Andi Shabanaj, Erxhan Muca, Orkeljan Baze, Mario Xhafa, Teodor Perlleshi, Leutrim Mulgecaj, Andi Corri, Dejan Dosti, Elio Dubali.
Edhe trajneri i përfaqësueses malazese, Ljubomir Petrovic e ka shpallur listën e tij për këtë miqësore: Jasmin Agovic, Marko Dabovic, Suad Muratovic , Nemanja Peshalj, Nenad Matic, Boshko Kontic, Igor Bigovic, Adnan Orahovac, Marijan Petkovski, Stefan Savic, Andrija Pejovic, Jovan Nikolic, Vladimir Bojanic, Balsha Radovic, Cetko Manojlovic, Srdan Ajkovic, Petar Jovovic, Danko Kovacevic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›