Romeo Hamzai perseri afer Superliges Greke

Nga Greqia, Kastriot Gjini
-Pavaresisht se skuadra e Apollon Kalamariase (skuadra e Bushit) ka marre nje pushim dyditor per arsye te pushimit te kampionatit grek, trajneri i saj te Dielen pasdite u gjend ne fushen e futbollit ku luante skuadra e kategorise se 3 greke Lamia, ne te cilen aktivizohet sulmuesi shqiptar, Romeo Hamzai.
Hamzai eshte dhene ne menyre huazimi nga skuadra e Kalamariase tek Lamia, dhe mesa duket trajneri Kacavakis po mendon nje rikthim te tij tek skuadra e Superliges greke.
Trajneri grek nuk pranoi te fliste per sulmuesin shqiptar dhe ka shume gjasa ne fazen pergatitore te shohim nje dyshe shqiptare te sulmit te Kalamariase. Hamzai eshte golashenuesi me i mire i skuadres se Lamias me 8 gola sezonale dhe me pak fat mund te behet dyshe me Alban Bushin ne sulmin e Apollon Kalamariase.