E Diel, 1 Nëntor 2026

Memelli pezullohet dy ndeshjeMemelli, kartoni i të cilit është ende në pronësi të klubit suedez, Gais, do të dëmshpërblejë federatën edhe me 30 mijë lekë gjobë

Rrjetet sociale:

Sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli, u pezullua dy javë nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, pas kartonit të kuq të marrë në derbin e humbur me Dinamon (2-1). Memelli u përjashtua nga loja nga gjyqtari ndërkombëtar Sokol Jareci në minutën e 13-të, pikërisht në takimin e parë sezonal të golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar, të rikthyer nga një dëmtim pesë mujor. Memelli, kartoni i të cilit është ende në pronësi të klubit suedez, Gais, do të dëmshpërblejë federatën edhe me 30 mijë lekë gjobë.
Numri i klikimeve - 27
  E Merkure, 21 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›