E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani ngre flamur në Vlorë

Albania-sport- Partizani nuk mund të gabojë tri herë me të njëjtin ekip. Kjo ishte bindja e "roster"-it të kuq në përballjen e tretë sezonale me Flamurtarin. Nëse skuadra e Hasan Likës kishte humbur në dy përballjet e para: në Tiranë 0-3 (faza e parë) dhe në Vlorë (1-0), sot konfirmoi se e meritoi plotësiosht fitoren.
Gjergj Muzaka nga pika e bardhë (25') dhe eurogoli i Sokol Bulkut në të 85' (nga 20 metra) i dhanë fitoren e parë të kuqve ndaj të vlonjatëve.
Flamurtari i pati të gjitha mundësitë me Sasa Delain për të barazuar rezultatin në fundin e pjesës së parë. Lushnjari i të kuqve, Gjyla (u ndeshkua edhe me karton te verdhe) frenoi sulmusin e njohur vlonjat Fjodor Xhafa dhe gjyqtari Mentor Sopiani akordoi penalltinë e dytë në këtë takim.
Si zakonisht sfera iu besua Sasa Delain, por kongolezi, i cili kishte shënuar edhe dy herë të tjera nga pika e bardhë kundët Partizanit (në të dy takimet) përplasi topin në shtyllën e djathtë pingule. Penalltia e parë që nuk realizon ish-lojtari i Partizanit, teksa ka finalizuar katër të tilla gjatë këtij sezoni.
Partizani u shfaq në Vlorë me një disiplinë taktike duke shfrytëzuar potencialitetin e "detashmentit" të rinjve, që tahsmë janë kthyer në simbolin e "1" të formacionit të presidentit Xhani.
Tri pikët e fituara me meritë në Vlorë e mbajnë Partizanin në "zonën" e dytë Europiane, sërish 2 pikë larg Teutës dhe 1 në raport me Vllazninë.
-----------------------------------
SKEDA
Flamurtari – Partizani 0-2
Shënues: Muzaka 25' (11 metërsh), Bulku 85'
Flamurtari: Kycyku, Driza, Delain, Behari, Strati (Zeqiri 63'), Guga, Bedini, Beqiri, Bokotola (F. Licaj 75'), Xhafa, Guna Dhima 27'). Trajner: Vasil Ruci
Partizani: Shehi, Gjyla, Pinari, Tafaj, Hallaci, Babamusta, Abilaliaj (Malindi 75'), Dhëmbi, Progri (Bulku 66'), Muzaka, Bakaj (Alikaj 44'). Trajner: Hasan Lika
Kartona të verdhë: Strati, Dhrami
Gjyqtarë: M. Sopjani (Lushnjë), E. Shima (Tiranë), E. Bicaku (Tiranë)
TRI NDESHJET SEZONALE
Faza e parë
Partizani-Flamurtari 0-3
Faza e dytë
Flamurtari-Partizani 1-0
Faza e tretë
Flamurtari-Partizani 0-2
BILANCI MIDIS EKIPEVE:
114 ndeshje; 17 fitore Flamurtari, 29 barazime, 68 fitore Partizani. Golat: 83-205

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›