E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu në majë, Besëlidhja e dyta

Albania-sport- Skënderbeu e shfrytëzoi në maksimum hapin fals të rivalit të tij, Besëlidhjes së Lezhës. Korcarët e Jani Kacit fituan me rezultatin e pastër 2-0, me nga një go në cdo pjesë. Qendërmbrojtësi Larti shënoi në fund të pjesës së parë (41') dhe afrikani Tocuku në të 60'. Me këtë fitore Skënderbeu u ngjit në kuotën e 40 pikëve, një më shumë se Besëlidhja, por edhe me një ndeshje më pak se lezhjanët.
Lushnja u tregua e pamëshirshme ndaj Tepelënës duke realizuar një poker golash dhe duke i mbyllur 90 minutat me rezultatin 4-2. Tri pikët e marra me tepelanasit e cuan skuadrën e teknikut Gjyla në 36 pikë duke e profilizuar në katër pretedentët kryesorë për kapjen e "ashensorit" që të ngjit në Kategorinë Superiore sezonin e arshshëm.
Edhe Erzeni i Hysen Dedjes siguroi një tripikësh të rendësishëm me Bilishtin. Tri golave të shijakasit miqtë nga Devolli iu kundërpërgjigjën me vetëm një të tillë. Bilishti, me vendin e parafundit në tabelë janë se bashku me Adën e Velipojës, dy kandidatët potencialë për t'u rrëzuar në Kategorinë e Dytë.
Ada u mposht nga Turbina e Cërrikut me rezultatin 1-2 edhe pse velipojakët shënuan të parët.
Tre kartona të kuq, ky është bilanci i ndeshjes Besëlidhja-Laci (0-0). Lezhjanët barazuan të prëmten në shtëpi me Lacin e vendit te peste, ne një takim që është shoqëruar me tension në fushë, ku është dashur dhe ndërhyrja e policisë në fund të takimit. Trajnerët e dy skuadrave, Zhejani (Besëlidhja) dhe Ndreu (Laci) ishin ata që u përpoqën të qetësonin situatën. Nefail Zhejani, trajneri i Lezhës pohoi se ekipi i tij e kërkoi fitoren, zhvilloi një volum loje të madh, por pa mundur të finalizojë. Tekniku Ndreu i Lacit, shtoi se Besëlidhja luajti e tensionuar pasi kërkoi me cdo kusht fitoren.
Takimi i fqinjëve, Gramshi-Sopoti u mbyll në barazim 1-1. Lila në të 72 shënoi për ekipin e Edmond Mustafaraj, ndërsa tetë minuta më vunë për ekipin e Albert Haxhiaj, barazoi Sula (80').

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›