E Diel, 1 Nëntor 2026

Memorandum bashkëpunimi mes Akademisë së Shkencave dhe Dhomës së tregtisë

Një urë e re bashkëpunimi është ngritur ndërmjet biznesmenëve dhe shkencëtarëve të Shqipërisë. Memorandumi i bashkëpunimit i Akademisë së Shkencave dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë
U finalizua ndërmjet dy kryetarëve Akademik Godar Beqiraj dhe avokat Nikolin Jaka.
Memorandumi veç formimit profesional të biznesmenëve në sferat e tenkologjisë së avancuar konkretizon dhe projekte shkencore që ndikojnë direkt në rritjen ardhurat kombëtare prej turizmit si mirëmbajtja e menaxhimi i Liqenit të Shkodrës, lumi i Bunës apo kërkimi bregdetar në Jon pranë qytetit antik të Butrinitit. Për këtë arsye sipas profesor Beqirajt pritet dhe një takim me akademinë e shkencave të Malit të Zi në muajin Gusht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›